Turneu i ansamblit të Zhurit "EMIN DURAKU" në Gjermani

        Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë
Mëngjesi i së Premtes, i datës 15 Prillë dhe përballja me Autobusin " Hatmagja" i ngjau ëndrrës. Në orën tetë pa një çerek, derisa mendoja, se po afronte ora nëntë, dhe  si do të dukej takimi me drejtuesit dhe grupin e Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve " Emin Duraku " ( AAKV ) nga Zhuri, papritmas frymëmarrja m' u ndal për një çast. E pamundur, fola në vete, së pari. Merr veten për të mirë çun jo më i ri, shkrepi përgjigja. Llogaritë që keni bërë, më herët se është menduar, filluan të realizohen. Kështu, në të shumtën, realiteti e drejton jetën. Një ndjenjë gëzimi ju drejtua ballit ndërsa vetura lakoi dhe parakaloi shqip krushqit nga vendlindja.

.....lexo artikullin e plotë

U bë promovimi i romanit të Arif Demollit :"Es war ein Dorf in Kosova", i përkthyer në gjermanisht nga Dr. Basil Schader

Të premten në mbrëmje,me 8 prill 2001 në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim-QSHKI në Kreuzlingen të Zvicrës u mbajt promovimi i romanit autorit Arif Demolli, " Na ishte një fshat në Kosovë " gjerm. “Es war ein Dorf in Kosova". Salla e qendrës ishte e mbushur plotë e përplot me dashamir të fjalës së shkruar, ishin këta shqiptar dhe zviceran që kishin ardhur te merrnin pjesë në promovim...

lexo tekstin e plotë...

Elina Duni një emër i muzikës të cilin duhet mbajtur mend

Me datë 11. Mars 2011 në Stadtsaal të qytetit Wil (SG) u mbajt Koncerti i Kuartetit të kënegtares shumë te talentuar Elina Duni. Ishte ky nje kontribut i shoqatës ZVICËR-SHQIPËRI e cila organizoi këte koncert me grupin e njohur Elina Duni Quartet. ...lexo artikullin e plotë

»ALBSWISS« është organ informativo-edukativ në shërbim të Komunitetit Shqiptar në Zvicër. »ALBSWISS« ka për qëllim të informoj për vlerat e popullit shqiptar, të nxisë aftësimin e kuadrove shqiptare, të afirmojë rrugët e sigurta që shpiejn drejtë zhvillimit e përparimit të Mërgatës Shqiptare në Zvicër. Jemi të bindur në idenë se Mërgata Shqiptare e Zvicrës ka mundësi të japë kontribut shumë më të madh se deri tani, në përparimin e vetvetes, në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë Zvicrane, të japë kontribut të madh në bashkëpunimin e shtetit zvicran, të institucioneve, specialistëve dhe firmave zvicrane me gjithë Hapsirën Etnike e Ekonomike Shqiptare.

Kalendari 2011 Kalendari 2011

 .